Please enter at least 3 characters.

Kawhi Leonard me pikë vendimtare, Toronto në finalen e Konferencës së Lindjes

2019/05/GettyImages-1143370916.jpg
458:"TORONTO, ON - MAY 12: Kawhi Leonard #2 of the Toronto Raptors shoots the ball during Game Seven of the second round of the 2019 NBA Playoffs against the Philadelphia 76ers at Scotiabank Arena on May 12, 2019 in Toronto, Canada. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Vaughn Ridley/Getty Images)
12:"Getty Images

Toronto Raptors është finalisti i dytë në Konferencën e Lindjes.

Pas shtatë ndeshjeve spektakolare, Raptors e kanë eliminuar Philadelphia 76ers me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Raptors ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, por fitorja u sigurua falë dy pikëve vendimtare nga Kawhi Leonard në sekondën e fundit.

Kawhi Leonard ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim duke e mbyllur atë me 41 pikë, tetë kërcime, tri asistime e tre topa të vjedhur.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Serge Ibaka që shtoi 17 pikë e tetë kërcime, ndërsa Pascal Siakam e mbylli takimin me 'Double Double' prej 11 pikëve e 11 kërcimeve.

Joel Embiid me 21 pikë e 11 kërcime ishte më efikasi tek mysafirët, por që nuk mjaftuan për fitorw.

Kësisoj Toronto siguron finalen e Konferencës së Lindjes ku do të përballet me Milwaukee Bucks.

Skuadra kanadeze synon të fitojë fillimisht finalen e Konferencës dhe nëse e arrin një gjë të tillë do të ishte triumfi i tyre i parë. /Telegrafi/