Please enter at least 3 characters.

Katie Price ribashkohet me partnerin pas lirimit nga burgu në Dubai

Katie Price është parë duke u ribashkuar me bashkëshortin e saj Lee Andrews pas lirimit të tij nga një burg në Dubai, ku ai kishte kaluar rreth një muaj i ndaluar.

Sipas raportimeve, Lee është liruar dhe menjëherë është takuar me Katie Price, e cila ka udhëtuar drejt Dubait për ta parë.

Në momentin e ribashkimit, ajo është shfaqur shumë e emocionuar, duke e përqafuar atë dhe duke kaluar kohë pranë tij pas një periudhe të vështirë ndarjeje.

Foto: Backgrid

Pas takimit, çifti është parë duke kaluar një mbrëmje së bashku në një ambient argëtues në Dubai, duke u përpjekur të rikthejnë normalitetin pas ngjarjeve të fundit.

Nga ana e tij, Andrews ka dhënë disa deklarata në rrjete sociale ku ka mohuar akuzat për mashtrim që janë përmendur në media.

Foto: Backgrid

Ai ka pretenduar se ndalimi i tij fillimisht nuk lidhej me këto akuza, por me çështje të tjera ligjore, përfshirë edhe dyshime që ai i ka cilësuar si të padrejta.

Gjithashtu ka thënë se gjatë ndalimit ka kaluar nëpër kushte të vështira dhe se ka qenë i mbajtur pa kontakte të rregullta me familjen dhe pa qasje të plotë në komunikim.

Foto: Backgrid

Sipas tij, më pas është transferuar në sistemin e burgjeve dhe ka përfunduar një çështje civile në Dubai. /Telegrafi/