Please enter at least 3 characters.

Katër "pelegrinët" serbë paraqiten para Gjykatës Themelore në Gjakovë

Katër “pelegrinët” serbë që u arrestuan të shtunën e javës së kaluar janë paraqitur sot në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Gjatë seancës, Prokuroria Themelore në Gjakovë kërkoi masën e paraburgimi ndaj tyre.

Sipas Prokurorisë së Gjakovës, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për armët, teksa gjatë kontrollit në veturën me të cilën po lëviznin u janë gjetur armë të ftohta.

Prokurorja e rastit, Venera Shala ka kërkuar paraburgimin e të akuzuarve, pasi siç tha “ka mundësi që të akuzuarit mund të arratisen, dhe kësisoj do të pamundësohej kryerja e procesit gjyqësor”.

Ajo po ashtu citoi se nuk është hera e parë që të dyshuarit kanë qenë në Kosovë.

Shala tutje tha se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, raporton nga gjykata gazetarja e Telegrafit, Diana Mulaj.

"Lënia e tyre në liri ekziston mundësi të përsëritjes se veprës, prandaj propozimi i për masën e paraburgimit është bërë për shkaqet e lartë përmendura”, tha ajo duke i propozuar gjykatës që pas seancës dëgjimore të dyshuarve tu caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërsa mbrojta e njërës palë tha para trupit gjykues se mjetet e gjetura kanë qenë mjete të punës,  sipas asaj që deklaron i dyshuari.

“I gabuar mendimi i prokurorisë që këto mjete cilësohen si armë të ftohta”.

Avokati kërkon që prokuria me e sqaru pjesën se pse kërkon caktimin e masës së paraburgimit me arsyetimin për mundësinë e ikjes, "pasi që të dyshuarit deklarojnë që shumica e tyre jetojnë në Kosovë".

"Mbrojtja mendon që nuk ka bazë për vendimin për fillimin e procedurës penale e aq më pak për caktimin e paraburgimit, sepse këto vegla që janë gjetur, mendoj që një nga to e kam në automjet sepse po e ndërtoj shtëpinë".

Avokati kërkon refuzimin e propozimit të prokurorisë dhe lirimin e të akuzuarve.

Të arrestuarit janë: Branko Rakic me vendbanim në Mitrovicë te veriut, Nemanja Vamokiç toger i policisë me vendbanim në Novi Sad, Pavle Kragoviç, me vendbanim në Beograd, Millovan Steviq, kapiten dhe agjent i ushtrisë serbe me vendbanim në Mitrovicë të veriut.

Atyre sipas dokumenteve u është gjetur edhe një fotografi e tre terroristëve të vrarë nga Policia e Kosovës në sulmin e Banjskës të kryer nga grupi i kryesuar nga Milan Radoiçiq. /Telegrafi/