Katër lojtarët që Interi po planifikon t’i shesë për të financuar transferimin e Ederson
04/07/2025
Interi synon të shesë Calhanoglu brenda dy javësh, por mund të sakrifikojë edhe Frattesin, Espositon dhe Stankovic për të siguruar Edersonin nga Atalanta. Sipas La Gazzetta dello Sport, mesfushori i Atalantas, Ederson, është bërë objektivi kryesor i Interit për të zëvendësuar Hakan Calhanoglu.Gazeta italiane konfirmon se Inter ka vendosur një çmim të lartë për yllin turk, rreth 30 milionë euro, por dëshiron ta shesë atë brenda dy javëve të ardhshme, përpara se të nisë zyrtarisht faza përgatitore e sezonit të ri.Një tjetër emër që mund të largohet nga ‘San Siro’ është Davide Frattesi, për të cilin është raportuar një interes konkret nga Atletico Madrid.


