Please enter at least 3 characters.

Katër kosovarë në finale

2016/01/kat-euml-r-kosovar-euml-n-euml-finale_hd.jpg

Ky është njeri ndër turnetë të cilësuar si më i organizuar për faktin se për herë të parë është edhe në kalendarin e Federatës Botërore të Boksit (AIBA). Turneu u zhvillua në dy faza. Pesë meçet e para u zhvilluan nga ora 12:00, për të vazhduar nga ora 17:00, ku u zhvilluan 8 meçe tjera. Finalet do të zhvillohen sot në Gjilan.

Rezultatet e gjysmëfinaleve: Rexhildo Zeneli (SHQI) - Stefan Sekuliç (M. Z) 0:2, Kristijan Shytani (SHQI) - Naser Shala (KOS) 2:0, Emiliano Çekini (SHQI) - Josip Krsnik (KRO) 2:0, Tashkov Dimitrov (MAQ) - Pirro Quni (KOS) O:2, Arianit Gashi (KOS) pa luftë, Krenar Zeneli (SHQI) - Galio Juliano (ITA) 0:2, Martin Aleksov (MAQ) - Liridon Zeqiri (KOS) 0:2, Ivan Njegaç (KRO) - Gazmend Gashi (KOS) 0:2, Nikolla Stanishiq (M.Z) - Bojan Ristevski (MAQ) 0:2, Alban Bermeta (SHQI) - Marco Brignoli (IYA) 2:0, Xhemo Boshnjak (B. H) - Matiç Samastur (SLO) 2:0, Marko Radonjiç (M.Z) - Klemen Turkush (SLO)2:0. /Zëri/Telegrafi/