Please enter at least 3 characters.

Kate Middleton shkëlqen me trendin e ri

2019/03/kate-middleton-prince-william-visit-blackpool-10.jpg

Sa më shumë i afrohemi pranverës, aq më shumë i qëndrojmë besnike gjysmë-çizmeve, të cilat na mbajnë ngrohtë dhe kombinohen lehtësisht

Megjithatë këtë vit le të themi se zgjedhja e preferuar e dizajnerëve të ndryshëm dhe adhuruesve të modës ishin çizmet e gjata. As Kate Middleton nuk bën përjashtim.

Së bashku me princ William, ajo vizitoi Blackpool, Angli dhe ndonëse në një ditë të zymtë me shi, Kate ia doli të shkëlqente.

Çizmet e saj të gjata tërhoqën vëmendjen e të gjithëve. Veshja u kombinua me një pallto të gjelbër, fustan me motive lulesh dhe një çantë dore të vogël, në po të njëjtat nuanca.

Palltoja – Sportmax; Fustani - Michael Kors; Çanta – Manu atelier; Çizmet – Ralph Lauren.