Katalunia fiton miqësoren ndaj Venezuelës
26/03/2019
Miqësorja e shumëpërfolur e përfaqësueses së Katalunisë ndaj Venezuelës përfundoi 2-1 në të mirë të katalunasëve.
Për skuadrën e trajnerit Gerard Lopez u paraqit edhe ylli i Barcelonës, Gerard Pique, i cili luajti për 52 minuta.
Golat për vendasit i shënuan Bojan Krkic (53') dhe Javi Puado (87'), ndërsa për ekipin nga Amerika e Jugut shënoi Roberto Rosales (59').
Për ekipin katalunas u paraqitën edhe lojtarë të njohur si Marc Bartra, Sergio Garcia, Aleix Vidal, Martin Montoya dhe Oriol Romeu.
Vlen të theksohet se përfaqësuesja e Katalunisë nuk është e pranuar nga FIFA. /Telegrafi/


