"Kastriotët" Gostivar: Kemi arritur marrëveshje me kryesinë e klubit
10/11/2022
Tifo grupi "Kastriotët" i klubit futbollistik të Gostivarit njoftojnë se kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët me kryesinë e klubit.
"Më në fund gjetëm një gjuhë të përbashkët sa i përket 7 pikave që u dakorduam!
1.Emri i klubit do të ngelet i njejti!
2.Ngjyrat e klubit ngelen të njejtat!
3.Në rjetet sociale do të shkruhet vetëm në gjuhën angeleze!
4.Në rjetet sociale do të shkruhet vetëm për lajme sportive!
5.Faqja e klubit do të menaxhohet nga persona të klubit!
6.Nuk do të ketë tifogrup paralel!
7.Në stadium nuk do të ketë asnjë pankartë provokative!", thuhet në njoftimin e tifo grupit të Gostivarit./Telegrafi/


