Please enter at least 3 characters.

Kasami e Seferi shënojnë në barazimin e Sionit me Xamaxin

2019/12/kasami.jpg
146:"15.05.2019; Sion; Fussball Super League - FC Sion - Neuchatel Xamax FCS; Marcis Oss (Xamax) gegen Pajtim Kasami (Sion) (Pascal Muller/freshfocus)
10:"freshfocus

Sion dhe Xamax i kanë ndarët pikët 1-1 në javën e 18-të në Superligën e Zvicrës.

Të dy golat në këtë takim janë realizuar nga lojtarët shqiptarë që janë kyç te skuadrat e tyre.

Fillimisht ishte Pajtim Kasami, ai që e shënoi golin e parë të takimit në minutën e 28-të me një asistim nga Jean Ruiz.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Sionit, por e dyta kishte një ritëm edhe më të lartë të lojës.

Taulant Seferi i barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar në minutën e 51-të që u shërbye mjaftë mirë nga Leo Seydoux.

Dy skuadrat morën nga një pikë në këtë takim, derisa lojtarët shqiptarë nga java në javë po arrijnë të shënojnë gola. /Telegrafi/