Please enter at least 3 characters.

Karriget e çuditshme dhe revolucionare, që do të vendosen në super-veturat e së ardhmes (Foto)

2016/09/Karriget-e-çuditshme-dhe-revolucionare-qe-do-te-vendosen-ne-super-veturat-e-se-ardhmes-foto.jpg

Lexus ka prodhuar një karrige për veturë, që është përshkruar si shumë komode e lehtë, dhe që japë më shumë shkathtësi gjatë vozitjes, shkaku i rrjetës së merimangës.

Derisa prodhuesit e automobilave janë fokusuar te makinat elektrike dhe që voziten vet, është harruar gjëja bazë që e përbën një veturë, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh se të gjithë vozisin dhe udhëtojnë të ulur, krijimi i një karrige të përshtatshme është konsideruar e domosdoshme dhe dizajnerët e kompanisë kanë dalë me këtë format unik.

Në strukturën nga metali i lehtë, janë vendosur tri baza në të cilat ulet dhe mbështet përdoruesi.

Pos pjesës së poshtme dhe anësore, e lëvizshme është edhe ajo që vendoset pas kokës. Në këtë mënyrë, shfrytëzuesi e gjen pozitën më të favorshme.

Këto karrige pritet që të jenë edhe pjesë e veturave tjera, që do të lansohen në të ardhmen. /Telegrafi/