Kapiteni i Ukrainës, Yarmolenko: Rusia është vend terroristësh dhe vrasësish, atletët nuk duhet të kursehen
211:"Soccer Football - Euro 2020 - Group C - Ukraine v North Macedonia - National Arena, Bucharest, Romania - June 17, 2021 Ukraine's Andriy Yarmolenko celebrates scoring their first goal Pool via REUTERS/Mihai Barbu
16:"Pool via REUTERS
21/09/2022
Kapiteni i Ukrainës, Andriy Yarmolenko, ka dhënë një deklaratë para ndeshjes së mes Skocisë dhe Ukrainës në Ligën e Kombeve, në të cilën humbën me rezultat 3-0.
Futbollisti ukrainas ftoi që të ashpërsohen me Rusinë dhe atletët e saj, duke e quajtur Rusinë një vend të terroristëve.
"Mendimi im është mjaft i thjeshtë. Futbolli rus dhe sportet ruse në përgjithësi duhet të izolohen".
"Është një vend terroristësh, një vend që vret ukrainasit, fëmijët tanë".
"Sporti nuk mund të ndahet nga e gjithë historia. Të gjithë lojtarët e Ukrainës duan që Rusia të dënohen në të gjitha nivelet”, ka thënë Yarmolenko.
Me këtë Jarmolenko mbështeti vendimin e UEFA-s për të përjashtuar Rusinë nga kualifikimi për Kampionatin Evropian të vitit 2024. /Telegrafi/


