Please enter at least 3 characters.

Kanye West dëshiron një bashkëpunim me Dua Lipën

2019/03/Kajn1.jpg
225:"NEW YORK, NEW YORK - DECEMBER 02: Kanye West attends the the Versace fall 2019 fashion show at the American Stock Exchange Building in lower Manhattan on December 02, 2018 in New York City. (Photo by Roy Rochlin/Getty Images)
12:"Getty Images

Kanye West dëshiron të bëjë një duet me artisten shqiptare Dua Lipa për albumin e tij të parashikuar 'Yandhi'.

Reperi njoftohet se po planifikon të gjejë "hitin e zhanrit elektro" në albumin e tij të ardhshëm, në të cilin është duke punuar që nga viti 2018.

Dyshja Kanye dhe Dua besohet se janë takuar në Los Angeles, për të biseduar rreth këngës perfekte që mund t'i bëjë bashkë ata të dy.

Një burim i brendshëm i tha gazetës The Sun: "Kanye është shumë i impresionuar me zërin e Duas dhe e di se ajo është një senzacion në industri tani".

"Ai e takoi atë në shërbimin e kishës që mbahet në Los Angeles çdo të diel dhe tani është i prirur për ta marrë atë në bord".

"Ai ka disa këngë që mendon se Dua do të ishte e përkryer për të dhe është me të vërtetë i zellshëm për ta marrë atë në albumin e tij të ardhshëm 'Yandhi'", ka thënë më tej burimi.

Ndërkohë këngëtarja e hitit "New Rules" ka qenë prej kohësh një fanse e muzikës së Kanyet, dhe këtë gjë e ka treguar në disa intervista. /Telegrafi/