Please enter at least 3 characters.

Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari nga Lipjani

2020/12/policia-e-kosoves-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Një person është arrestuar në fshatin Shalë të Lipjanit, pasi që i njëjti kishte kanosur zyrtarët policorë.

Sipas raportit të policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/