Please enter at least 3 characters.

Kanosi përmes rrjeteve sociale një person në Podujevë, arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar pasi përmes rrjeteve sociale ka kanosur disa herë një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 12.05.2026 në Podujevë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit është dërguar në mabajtje.

“Podujevë, 12.05.2026 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që përmes rrjeteve sociale ka kanosur disa here viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/