Kanoset një femër në Mitrovicë
13/06/2019
Një person i kombësisë serbe është arrestuar pasi kishte kanosur një femër të kombësisë së njëjtë, e cila ishte në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30 në rrugën “Oslododjenja”, në Mitrovicë të Veriut.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


