Please enter at least 3 characters.

Kandidatja e Ritës që fitoi ‘X Factorin’, pritet të ndërtojë karrierë të suksesshme (Video)

2016/01/Rita-Louisa.jpg

Fituesja e versionit britanik të ‘X Factor’, Louisa Johnson, është ylli që pritet të prekë majat e muzikës në Britani të Madhe.

Daily Mail shkruan se ajo mund të tejkalojë edhe fituesen e vitit 2006, Leona Lewis, transmeton Koha.net. Johnson mbrëmë (e diel) shkëlqeu me performancën e këngës “Forever Young”.

Kandidatja e Rita Orës mposhti konkurrencën e fortë të Reggie ‘N’ Bollie në sezonin e 11-të të këtij spektakli për talentë.

Ajo pas triumfit ka falënderuar të gjithë mbështetësit, ndërsa ka theksuar se kjo ishte një ëndërr e bërë realitet.

“Faleminderit. Jeni fansat më besnikë në botë. Kjo ishte ëndrra ime dhe ju e bëtë realitet”, ka shkruar Louisa në rrjetet sociale.