Please enter at least 3 characters.

Kandidati për kryebashkiak të New Yorkut bën me duar shenjën e shqiponjës

Zohran Mamdani, kandidati i Partisë Demokratike për kryebashkiak të New York-ut, tërhoqi vëmendjen e komunitetit shqiptar dhe jo vetëm, teksa u shfaq duke bërë shenjën e famshme të shqiponjës shqiptare me dorë gjatë një takimi me mbështetësit në lagjen Queens.

Ky gjest simbolik, i njohur si shenja e shqiponjës, përfaqëson krenarinë dhe identitetin kombëtar shqiptar dhe u prit me entuziazëm nga shqiptarët që ishin prezent në ngjarje.

Veprimi i Mamdanit u pa si një mënyrë për të lidhur më fort me komunitetin shqiptar në qytet dhe për të treguar respekt ndaj trashëgimisë së tij kulturore.

Ndryshe, Mamdani është një politikan i ri dhe progresiv nga New Yorku, i njohur për angazhimin në drejtësi sociale dhe reforma ekonomike. Në vitin 2025, ai fitoi nominimin demokrat për kryebashkiak të New Yorkut, duke mundur ish-guvernatorin, Andrew Cuomo në primaret e partisë.

Nëse fiton në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, ai do të bëhet kryebashkiaku i parë mysliman dhe i pari me origjinë indiane në historinë e qytetit.

Zohran Kwame Mamdani lindi më 18 tetor 1991 në Kampala, Uganda. Është djali i regjisores indiane-amerikane Mira Nair dhe studiuesit Mahmood Mamdani, i cili ka origjinë indiane dhe ka jetuar në Ugandë.

Në moshën 7-vjeçare, familja e tij u shpërngul në New York, ku ai ndoqi shkollën Bronx High School of Science dhe më pas studioi Africana Studies në Bowdoin College në Maine. Në vitin 2018, ai u bë shtetas amerikan. /Telegrafi/