Please enter at least 3 characters.

“Kanarina”, projekti i ri nga Ardiani (Video)

2016/03/making-off-20.jpg

Këngëtari i njohur i zhanrit pop-folk, Ardiani, ka lansuar videoklipin e tij të ri.
“Kanarina” titullohet projekti i ri i Ardianit, i cili vjen pas disa projekteve të po të njëjtit zhanër.

Ajo që dallohet në projektin e tij të ri është videoklipi mjaft artistik, i realizuar nga produksioni Artvision.

Regjinë dhe skenarin e klipit e kanë realizuar Agron Sokoli (producent i Stupcave) dhe Taulant Pallqa.

Kënga është punuar nga Eroll Dugani me tekst të vet Ardianit. /Telegrafi/