Kanali televiziv transmeton ekzorcizmin që “shpëton” gruan e “pushtuar”: Në Nikaragua, një “shejtan” po “kërcen” nga një trup te tjetri! (Video)
11:"© Canal 10
17/08/2016
Në Tipitapa të Nikaraguas, një grua kishte qëndruar e shtrirë për tre muaj, ndërsa kishte bërë gjeste të çuditshme dhe të dhunshme.
Për të shpëtuar gruan - e njohur si Herminia -në shtëpinë e saj ka shkuar prifti i rrethinës. Këtë vizitë e ka përcjell nga afër edhe ekipi i Chanal 5, transmeton Telegrafi.
Gazetarët raportojnë se ndaj 43-vjeçares është ushtruar ekzorcizëm, për t’ia nxjerr ‘djallin që e kishte pushtuar’.
Por, pasi Herminia "shpëtohet", një fqinje e saj nis të ndjehet keq dhe bën gjeste sikur ‘demoni’ ka hyrë tek ajo.
Sipas kronikës, thuhet se në këtë pjesë rurale është duke qarkulluar në demon, i cili po hyn nga njëri banor te tjetri. /Telegrafi/


