Please enter at least 3 characters.

Kamioni që transportonte gaz shpërthen në autostradë, shpëtojnë shoferët në Itali

Një kamion që transportonte gaz shpërtheu në një autostradë në Itali, duke shkaktuar një top të madh zjarri që u ngrit lart në qiell dhe frikësoi kalimtarët dhe shoferët e tjerë.

Ngjarja ndodhi në autostradën Milano–Napoli, ku një aksident i rëndë përfshiu disa mjete.

Njëri nga kamionët ishte duke transportuar gaz të lëngshëm, dhe përplasja ishte aq e fuqishme sa shkaktoi shpërthimin dramatik.

Flaka dhe tymi u panë nga larg, duke krijuar një skenë të frikshme në vendin e ngjarjes.

Sipas raporteve paraprake, fatmirësisht nuk ka viktima. Shoferët e përfshirë në aksident arritën të largoheshin nga kabinat e tyre në kohë, duke shpëtuar nga shpërthimi.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të kuptuar shkaqet e aksidentit dhe për të siguruar që rruga të pastrohet dhe rikthehet në gjendje normale. /Telegrafi/