Please enter at least 3 characters.

Kallëzim penal kundër një 31-vjeçari në Tetovë, ka sulmuar policinë

2016/03/Policia-e-Mk.jpg

Një person nga Tetova akuzuar për sulm ndaj punonjësit të policisë.

"SPB të Tetovës ka paraqitur kallëzim penal kundër D.S.(31) nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, njofton MPB.

Më 22.12.2022 në Tetovë, i akuzuari ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ishte duke kryer veprime zyrtare./Telegrafi/