“Kallen gomat në Han të Elezit”, qytetarët protestojnë kundër ndotjes së mjedisit
14/08/2026
Qytetarët në Han të Elezit kanë nisur protestën kundër ndotjes së mjedisit dhe ajrit, duke kundërshtuar gjendjen e krijuar nga ndotja në këtë zonë.
Qytetarët kanë paralajmëruar se pas tubimit do të marshojnë drejt hyrjes së kompanisë SharrCem.
Me moton “Kallen gomat në Han të Elezit”, protestuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre për ndotjen e ajrit dhe pasojat që, sipas tyre, ajo ka për shëndetin dhe jetën e banorëve të kësaj komune.
Marshimi drejt hyrjes së kompanisë synon të përcjellë kërkesat e qytetarëve për masa konkrete ndaj ndotjes dhe për mbrojtjen e mjedisit në Han të Elezit. /Telegrafi/


