Please enter at least 3 characters.

Kalimtari pa nga afër krokodilin teksa hante një rraxha të rrezikshëm (Video)

2017/07/Kalimtari-pa-nga-afër-krokodilin-teksa-hante-një-rraxha-të-rrezikshëm-foto.jpg
32:"© ViralPress / Joshua Ten-Brink

Joshua Ten-Brink ka qenë duke shëtitur nëpër një plazh në Kosta Rika, kur ka parë nga afër krokodilin teksa hante rraxhën.

Fillimisht, 40-vjeçari ka menduar së në cekëtinë është ndonjë trung druri, por kur u fokusua pa reptilin që shqyente gjallesën, sulmi i së cilës është shumë i rrezikshëm.

“E kisha shumë afër dhe befasohesha se preja ishte e madhe afro dy metra, nuk mund të besoja” është shprehur Ten-Brink lidhur me rastin.

Studiuesit kanë thënë se është shumë e rrallë të shihet një skenë e tillë, për faktin se krokodilët e detit nuk ushqehen me këto specie. /Telegrafi/