Kalimi në Hormuz me pagesë në kriptovaluta, plani i ri i Iranit
Irani dëshiron të tarifojë kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit me kriptovaluta.
Teherani planifikon t’u ngarkojë cisternave rreth 1 dollar për fuçi për tranzitin nëpër Ngushticën e Hormuzit - por me një ndryshim: pagesat nuk do të bëhen në dollarë, por në kriptovaluta.
Anijet bosh do të lejohen të kalojnë falas. Logjika është e thjeshtë - të anashkalohen sanksionet.
Pagesat nuk mund të kalojnë përmes bankave apo sistemit SWIFT, dollari kontrollohet nga SHBA-ja dhe riali nuk ka kërkesë në treg. Kriptovalutat janë pothuajse e vetmja mënyrë për të marrë miliona pa bllokime apo mbikëqyrje.
Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Është gjithashtu një përpjekje për të sfiduar dollarin si monedha kryesore e tregtisë globale.
Nëse një sistem i tillë funksionon realisht, ai mund të krijojë një precedent të rrezikshëm: një nga rrugët kryesore të naftës në botë që operon jashtë sistemit tradicional financiar. /Telegrafi/


