Please enter at least 3 characters.

Kaka, hettrik në trofeun Bernabeu (Video)

2016/01/f.0926225640142_m.jpg

Real Madridi u paraqit me formacion të tretë, ku bënte pjesë edhe Kaka dhe disa lojtarë të akademisë.

Braziliani i tregoi Mourinhos se nuk duhet ta lë në pankinë qysh në minutën e 14-të kur shënoi për 1-0, para se Callejon (23’), Morata dy herë (31’, 36’) dhe përsëri Kaka (38’) të realizojnë për rezultatin e pjesës së parë 5-0.

Në pjesën e dytë përsëri u shfaq Kaka që e kompletoi hettrikun nga penaltia, teksa Jose Callejon (68’) dhe Karim Benzema (79’) vërtetuan formën e mirë për 8-0 dhe fitoren e thellë në Bernabeu. /Telegrafi/