Please enter at least 3 characters.

Kafshët e ngathëta që gjatë 2017-ës ngecën në hapësira të pazakonta (Foto)

2017/12/Kafshet-foto.jpg
17:"© RSPCA/SWNS.COM

Mbrojtësit e rendit dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve në Britani të Madhe, kanë shfaqur disa nga kafshët e ngathëta, që është dashur t’i shpëtojnë gjatë këtij vitit.

Dhelpra që njihet si dinake dhe e shkathët, ka futur kokën në një vrimë të murit duke mos mundur të largohej, teksa në rrethana të panjohura një bretkosë ka përfunduar në guaskën e tualetit, transmeton Telegrafi.

Macja në mes të mekanizmit të biçikletës, si dhe një qen mes shufrave të rrethojës, janë poashtu në mesin e këtyre gjallesave që iu nevojit intervenimi. /Telegrafi/