Kabllot këputen në Lubizhdë të Prizrenit, banorët prej disa orësh pa energji elektrike
Një qytetar ka ngritur shqetësimin për një incident të ndodhur në magjistralen Prizren–Suharekë, pranë fshatit Lubizhdë, ku janë këputur disa kabllo, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
Sipas qytetarit, banorët e zonës kanë mbetur pa rrymë prej disa orësh, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e operatorëve të internetit dhe ekipet e energjisë elektrike, të cilat po punojnë për sanimin e dëmeve.
Qytetari ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen kabllot e dëmtuara.
Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat dhe shkaku i këputjes së kabllove, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse rasti po hetohet nga institucionet përkatëse.
Banorët presin që ekipet në terren ta përfundojnë sa më shpejt ndërhyrjen dhe të rikthehet furnizimi me energji elektrike. /Telegrafi/


