Please enter at least 3 characters.

Ka përfunduar kontrolli i sistemit AKMIS në Gjykatën Supreme në Shkup

2016/06/Gjykata-supreme.jpg

Sot përfundoi kontrollimi i sistemit AKMIS në Gjykatën Supreme nga ana e Komisionit për kontroll të sistemeve për ndarje të lëndëve gjyqësore nga Ministria e drejtësisë, ndërsa raporti për gjendjen e konstatuar do të shpallet javën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryetarit të komisionit, Llazar Nanev, kontrolli i sistemit AKMIS në Gjykatën e Apelit ka treguar se udhëheqja e regjistrave ka qenë ligjore, ndërsa komisioni paraprakisht ka kryer kontroll edhe në sistemin AKMIS të Gjykatës Penale të Shkupit./Telegrafi/