Please enter at least 3 characters.

Ka filluar gara Spring'17 Challenge për fëmijë në robotikë dhe matematikë

2017/03/Femije-robotike.jpg

Në hapësirat e Fakultetit të Maqinerisë në Shkup ka filluar Spring'17 Challenge gara për robotikë dhe matematikë, që organizohet nga Stem Akademia në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti mbështetet nga Fakulteti i Maqinerisë, ndërkaq në garë marrin pjesë rreth 60 fëmijë të moshës 6 deri 14 vjeçare, përmes punës ekipore, të gatshëm për të treguar njohuritë e tyre në sferën e robotikës, matematikës dhe zgjidhjen e problemeve./Telegrafi/