Please enter at least 3 characters.

“Ka edhe dy muaj kohë”, Carlo Ancelotti ia hap “derën” rikthimit të Neymarit te Brazili për Kupën e Botës

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se paraqitjet e Neymar po vlerësohen aktualisht nga kombëtarja, duke lënë të hapur mundësinë që ai të jetë pjesë e skuadrës për Kupën e Botës, pavarësisht mungesës së tij në grumbullimin e muajit të kaluar.

Neymar po rikthen formën e dikurshme te Santosi, ku ka qenë kyç në fitoret e fundit si dhe ka dhënë spektakël para tifozëve me paraqitje fenomenale.

Ancelotti konfirmoi se ish-ylli i Barcelonës duhet të vazhdojë me këtë ritëm edhe dy muaj për të marrë ftesën.

“Për momentin ai po vlerësohet nga CBF (Federata Braziliane e Futbollit), nga unë dhe ka ende dy muaj kohë për të treguar se ka cilësitë për të luajtur në Kupën e Botës së ardhshme”.

“Unë do të ftoj lojtarët që janë fizikisht të gatshëm. Pas lëndimit në gju (në dhjetor), Neymar është rikthyer mirë; ai po shënon gola. Ai duhet të vazhdojë në këtë drejtim dhe të përmirësojë formën fizike. Është në rrugën e duhur”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Ancelotti në muajin qershor do ta zbulojë listën vendimtare të Brazilit, i cili synon ta fitojë Kupën e Botës pas shumë viteve./Telegrafi/