Please enter at least 3 characters.

Juventusi ringjall interesimin për Bellerinin

2018/03/Bellerin.jpg
247:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 22: Hector Bellerin of Arsenal during UEFA Europa League Round of 32 match between Arsenal and Ostersunds FK at the Emirates Stadium on February 22, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi do të ringjallë këtë verë interesin e tyre në mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin.

Bellerin ishte i lidhur me Juve në secilën prej dy dritareve të fundit të transferimeve, por një kalim nuk u materializua.

Kështu, pas dështimeve të njëpasnjëshme u raportua se Zonja e Vjetër ka hequr dorë nga shërbimet e spanjollit.

Sipas mediumit britanik The Guardian, Bianconerët pritet të gjykojnë lojtarin e Arsenalit për të tretën herë.

Bellerin kërkohet edhe nga gjigantët spanjollë (Getty Images)

Megjithatë, gazeta paralajmëron se vetëm një ofertë në rajonin e 50 milionë eurosh do të jetë e mjaftueshme për të bindur Arsenalin për largimin e lojtarit.

Përveç mbrojtësit si 'prioritet' nënshkrimi për Juven, The Guardian vëren se spanjolli është i zhgënjyer me hapat mbrapa të Topçinjve kohëve të fundit.

22-vjeçari është përmendur gjithashtu si një objektiv i mundshëm për Barcelonën, ku ai filloi karrierën e tij.

Bellerin këtë sezon nuk është në formën më të mirë, por talenti i tij nuk mungon dhe ndër vite ka bartur rol të rëndësishëm te Arsenali. /Telegrafi/