Please enter at least 3 characters.

Juventusi refuzon Interin për Lichtsteinerin

2016/08/Stefan-Lichtsteiner-e1472567764431.jpg

Juventus e ka refuzuar Interin për mbrojtësin Stephan Lichtsteiner.

Sot gjatë gjithë ditës ka qarkulluar lajmi se zvicerani mund të kalojë të Interi.

Sipas Gazzetta dello Sport, Bianconerët e kanë bllokuar këtë lëvizje, pasi të njëjtën gjë e kishin bërë edhe Interi për Marcelo Brozovicin.

Për këtë gjë Zonja e Vjetër menjëherë e ka refuzuar ofertën e Interit për Lichtsteinerin, pasi këta të fundit kishin shpreh interesim për blerjen e lojtarit.

Zvicerani mbetet pa kontratë vitin e ardhshëm, por Juventusi nuk pritet ta lirojë falas. /Telegrafi/