Juventusi publikon listën për Ligën e Kampionëve, dy blerjet e dimrit gjejnë vend në skuadër
02/02/2022
Juventus ka publikuar listën me lojtarët që do të marrin pjesë në ndeshjet e fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Në listën e Max Allegrit nuk ka gjetur vend talenti brazilian Kaio Jorge.
Por në listë janë blerjet e reja të dimrit Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria.
Zonja e Vjetër për kundërshtarë do ta ketë Villarrealin.
Ndeshjen e parë Juventus do ta luajë me datën 22 shkurt në Spanjë dhe atë të kthimit në 16 mars në Allianz Stadium.
Skuadra e Juventusit për Ligën e KampionëvePortierë: Szczesny, Perin, PinsoglioMbrojtës: De Sciglio, Danilo, Rugani, Chiellini, de Ligt, Bonucci, Alex Sandro, Pellegrini
Mesfushorë: Locatelli, Arthur, McKennie, Zakaria, Rabiot, Bernardeschi, Cuadrado, Chiesa
Sulmues: Dybala, Morata, Vlahovic, Kean
/Telegrafi/


