Juventusi ofron 15 milionë euro për Darmianin
274:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 20: Matteo Darmian of Manchester United takes a throw in during the Carabao Cup Third Round match between Manchester United and Burton Albion at Old Trafford on September 20, 2017 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
Darmian në aksion (Getty)
Darmian (Getty)
12:"Getty Images
28/05/2018
Juventusi thuhet se është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro për ta transferuar Matteo Darmianin e Manchester Unitedit.
Nuk është më sekret që bardhezinjtë e duan italianin, pasi as në Old Trafford nuk po gjen hapësira me Jose Mourinhon.
Tuttosport shkruan se bisedimet janë duke vazhduar, me kampionët e Serie A që janë të përgatitur për të ofruar 15 milionë euro.
Kjo shifër do të ishte e mjaftueshme me gjasë për t’i marr shërbimet e lojtarit.
Mbrojtësi kishte lënë Torinon në vitin 2015 për tu bashkuar me Djajtë e Kuq.
Ai ishte paguar 15 milionë euro edhe në atë kohë.
Darmian nuk është ftuar edhe nga Italia për ndeshjet e fundit miqësore dhe ardhja te Juve do ta ofronte më afër kombëtares./Telegrafi/


