Juventusi me dy mungesa të mëdha ndaj Lazios, Chiellini dhe Ramsey mbeten jashtë
07/11/2020
Giorgio Chiellini dhe Aaron Ramsey janë jashtë skuadrës së Juventusit për udhëtimin e nesërm ndaj Lazios.
Chiellini kishte rikthyer nga problemet muskulore për të luajtur në Ligën e Kampionëve kundër Ferencvaros në mesjavën.
Megjithatë, ai pësoi një lëndim të ri dhe u la jashtë skuadrës, duke mos udhëtuar për në Romë.
Gjithashtu jashtë janë edhe Aaron Ramsey, Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro.
Skuadra e Juventusit për Lazion: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Danilo, Cuadrado, Bonucci, Demiral, Dragusin, Frabotta; Arthur, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala.

