Please enter at least 3 characters.

Juventusi ia tërheq vërejtjen Douglas Costas shkaku i festës së Neymarit

2019/02/Douglas-Costa-111-e1549449635690.jpg
244:"MILAN, ITALY - APRIL 28: Douglas Costa of Juventus FC scores the opening goal during the serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 28, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi njoftohet se ka paralajmëruar Douglas Costa për sjelljet jashtë fushave të blerta.

Braziliani shkoi në festën e lojtarit të Paris Saint-Germanin, Neymar, i cili gjatë ditës së djeshme mbushi 27 vjet.

Lojtari kishte pësuar në autostradën A4 midis Torinos dhe Triestes por ishte i pranishëm në ndejën e Neymarit në Paris.

Douglas Costa dhe Ben Davies (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Edhe pse lojtarët e Juves kishin dy ditë pushim, Gazzetta dello Sport dhe Goal.com shkruajnë se sjellja e brazilianit nuk i pëlqeu klubit, i cili parapëlqente të shihte "sjellje më të përgjegjshme" nga lojtari.

Megjithatë, 28-vjeçari ka shmangur të dënimin e klubit dhe do t'i jepet vetëm një vërejtje gojore para ndeshjeve kampionale dhe Ligës së Kampionëve.

Costa nuk u stërvit të martën pasi pësoi një dëmtim dhe nuk luajti as në ndeshjen me Parma, ku Jve barazoi para shikuesve të vetë 3:3.

Ndryshe, anësori 28-vjeçari deri më tani ka pasur 17 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/