Please enter at least 3 characters.

Juventusi, favorit për ta transferuar Martialin

2018/04/Martial-Man-Utd.jpg
276:"BURNLEY, ENGLAND - JANUARY 20: Anthony Martial of Manchester United celebrates after scoring his sides first goal during the Premier League match between Burnley and Manchester United at Turf Moor on January 20, 2018 in Burnley, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi janë favoritët kryesorë për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Sulmuesi francez nuk është një titullar fiks nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe e ardhmja e tij nuk pritet të jetë më në Old Trafford.

Megjithatë, ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë se janë vënë skuadrat e mëdha evropiane për të siguruar shërbimet e tij.

Shumë skuadra e duan Martialin, por thuhet se janë gjigantët italian, Juventusi, favoritët kryesor për të nënshkruar me të.

Martial duke festuar njërin nga golat e tij këtë sezon (Getty Images)

Sipas mediumit anglez The Sun, francezi ka më shumë gjasa të kalojë sezonin e ardhshëm në Torino, sesa në Ligue 1 te Lyoni.

22-vjeçari mund të luajë në secilin prej roleve sulmuese, por kryesisht luan në krahun e majtë dhe është në kontratë me Unitedin deri në qershor të vitit 2019.

Ai u larguar nga Monaco në 2015, por luftoi për të marrë kohë të rregullt të lojës dhe ka mbetur një zgjidhje e dytë nën drejtimin e Mourinhos.

Këtë sezon, Martial ka grumbulluar 11 gola dhe 10 asistime në 42 ndeshje konkurruese në të gjitha garat për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/