Please enter at least 3 characters.

Juventusi e bën prioritet transferimin e Zakarias në janar

2021/12/imago1008314652h-scaled-e1638305125583-2.jpg
303:"Denis Zakaria BMG trifft hier den Pfosten 1. FC Köln - Borussia Mönchengladbach 27.11.2021, Fussball 1. Bundesliga, Saison 2021/22 Foto: Moritz Müller *** Denis Zakaria BMG hits the post here 1 FC Köln Borussia Mönchengladbach 27 11 2021, Football 1 Bundesliga, 2021 season 22 Photo Moritz Müller.
27:"imago images/Moritz Müller

Denis Zakaria vazhdon të mbetet dëshira kryesore e Juventusit për repartin e mesfushës.

Zonja e Vjetër synon që të bëj disa ndryshime në mesfushë ku pritet të largohen emra si Arthur Melo, Aaron Ramsey e Adrien Rabiot.

Mesfushori zviceran, Denis Zakaria është lojtari më i dëshiruar nga trajneri Massimiliano Allegri për repartin e mesfushës.

25-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Borussia Moenchegladbach dhe dëshiron largimin për të bërë hapin e madh në karrierë.

Juve nuk do të pres deri në verë për transferimin e tij, pasi konkurrenca është shumë e madhe.

Kampioni i shumëfishtë i Italisë është gati të ofrojë katër milionë euro në janar për transferimin e Zakarias, që për të në garë janë edhe Roma, Arsenal, Man City, Barcelona, Inter e West Ham United. /Telegrafi/