Juventusi duhet të presë për Nanin
06/05/2014
Mediat italiane shkruajnë se trajneri italian Antonio Conte ka dhënë dritë të gjelbër në transferimin e Nanit, por United nuk do ta shesë atë deri në caktimin e menaxherit të ardhshëm.
Juve bëri tentime për nënshkruar me Nanin edhe në janar, para se portugezi të lëndohet dhe skuadra italiane të tërhiqet nga gara.
Juventusi është në kërkim të përforcimeve të reja këtë verë derisa kërkon të shndërrohet në një skuadër më konkurruese në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/


