Please enter at least 3 characters.

Juventusi dëshiron rikthimin e Pogbas, por vetëm si huazim

2018/04/Paul-Pogba-Man-Utd-2.jpg
245:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - APRIL 18: Paul Pogba of Manchester United during the Premier League match between AFC Bournemouth and Manchester United at Vitality Stadium on April 18, 2018 in Bournemouth, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mediat italiane raportojnë se Juventusi dëshiron të sjellë përsëri në Allianz Stadium, Paul Pogban, por do të duhej të ishte një huazim dhe jo blerje nga Manchester United.

Mesfushori francez la Bianconerët në verën e vitit 2016, duke shkuar në Old Trafford për atë që atëherë ishte një transferim rekord botëror prej 105 milionë eurosh.

Megjithatë, 25-vjeçari ka qenë i paqëndrueshëm këtë sezon dhe është lënë shpeshherë jashtë formacionit bazë, por edhe ekipit nga menaxheri Jose Mourinho.

Tani gazeta italiane Tuttosport pretendon se Bianconerët po konsiderojnë një qasje të re për të sjellë Pogban përsëri në Serie A.

Pogba është objektiv i shumë skuadrave evropiane (Getty Images)

Por, sipas këtij mediumi italian një marrëveshje për rikthimin e Pogbas në skuadër mbetet shumë e vështirë.

Kjo pasi United do të duhet të bjerë dakord për një marrëveshje huazimi dhe jo blerje.

Djajtë e Kuq gjithashtu do të duhet të paguajnë edhe një pjesë të pagës së mesfushorit francez, pasi ai fiton rreth 20 milionë euro në sezon në Angli.

Ndryshe, Pogba është përmendur edhe si një objektiv i dy skuadrave tjera të mëdha, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/