Juventusi arrin marrëveshje personale me Emiliano Martinezin, tani duhet bindur Aston Villa
Juventusi ka bërë një hap të rëndësishëm në përpjekjet për të transferuar Emiliano Martinezin.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, klubi torinez ka arritur marrëveshje personale me portierin argjentinas për një kontratë trevjeçare. Martinez raportohet se ka pranuar edhe një ulje të pagës për të realizuar kalimin te bardhezinjtë.
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet marrëveshja me Aston Villan. Juventusi nuk është i gatshëm të paguajë një shumë transferimi për 33-vjeçarin, duke marrë parasysh moshën e tij.
Nga ana tjetër, Aston Villa nuk ka treguar ende nëse është e gatshme ta lejojë largimin e portierit pa dëmshpërblim. Kontrata aktuale e Martinezit me klubin anglez është e vlefshme deri në qershor të vitit 2029.
Tashmë mbetet të shihet nëse Juventusi do të arrijë të bindë Aston Villan për të finalizuar transferimin e portierit kampion bote me Argjentinën. /Telegrafi/


