Please enter at least 3 characters.

Juventusi arrin marrëveshje me Icardin, problem mbetet Interi?   

2019/05/Ronaldo-Icardi-1-e1558083797760.jpg
253:"MILAN, ITALY - APRIL 27: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale shows his dejection during the Serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 27, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi njoftohet se ka arritur marrëveshje mbi kushtet personale me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, por pengesë mbetet marrëveshje me Nerazzurrët rreth çmimit të lojtarit.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, 'zgjedhja e parë dhe e vetme' e Icardit në rast se largohet nga Interi këtë verë është Juventusi.

Gazeta shpjegon se një marrëveshje u arrit javë më parë për një kontratë pesëvjeçare, me vlerë tetë milion euro në sezon plus shpërblime.

Megjithatë, dy skuadrat rivale të urryera duket se nuk po gjejnë zgjidhje pasi kanë mendime të ndryshme.

Zonja e Vjetër do të përpiqet të ofrojë Douglas Costa në këmbim, ndërsa Nerazzurët po kërkojnë vetëm para të gatshme.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka kohë që ka qenë një tifoz i numri 9 të Interit, i cili thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Atletico Madridi.

Klauzola e Icardit me Interit është 110 milionë euro, ndërsa vlen vetëm për klubet jashtë Italisë. /Telegrafi/