Please enter at least 3 characters.

Juventus 2-1 Beneventos, nota e Gjimshiti dhe të tjerëve (Foto)

2017/11/GettyImages-870512408.jpg
99:"during the Serie A match between Juventus and Benevento Calcio on November 5, 2017 in Turin, Italy.
16:"Tullio M. Puglia

Juventusi ka fituar ndaj Beneventos me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A.

Zonja e Vjetër ka marr edhe fitoren e katërt radhazi në kampionatin italian, fitore kjo që e ngrit në pozitën e dytë në tabelë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gonzalo Higuain (57’) dhe Juan Cuadrado (66’) për Bianconerët, ndërsa për mysafirët shënoi Amato Ciciretti (19’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, Higuain, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Ndërsa, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin mysafirë, Raman Chibsa, që u notua me 5.8.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, që pati paraqitje solide duke u notuar me 6.4. /Telegrafi/Juventus:

Benevento: