Please enter at least 3 characters.

Juve mendon për Gomesin

2017/08/andre-gomes-barcelona-osasuna-laliga-26042017_1ehlhuet7nr1z182odbzttmqz6-e1503401523127.jpg

Andre Gomes mund të largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar Juventusit në Serinë A.

Pas një sezoni në hije te Blaugranat, portugezi pritet të transferohet te kampionët e Italisë, të cilët mendojnë se mund ta përshtatin më lehtë 24-vjeçarin në skemat e max Allegrit.

Me blerjen e Paulinhos dhe afrimin e mundshëm të Seri, për Gomez hapësirat te Barca do të ishin minimale.

Sezonin e kaluar ai u transferuar te klub katalunas nga Valencia për 35 milionë euro dhe plus 20 milionë euro bonuse.