Juve kishte tentuar ta transferonte Bellerinin edhe gjatë verës
Juventusi është përpjekur disa herë që ta rrëmbejë Hector Bellerinin nga Arsenali gjatë verës, raportojnë mediat italiane.
Bianconerët ishin në kërkim të një zëvendësuesi të Dani Alves, ndërsa më pas e transferuan Mattia De Sciglion nga Milani.
Tuttomercatoweb bën të ditur se Juve kishte tentuar ta transferonte Bellerinin në disa raste, duke kontaktuar edhe me klubin dhe me përfaqësuesit e tij.
Megjithatë, ata nuk ia dolën që të arrinin marrëveshje për transferimin e lojtarit.
Bellerin rrjedh nga Akademia e Barcelonës, ndërsa Arsenalit iu bashkua në vitin 2011.
Tre vite më vonë, ai u inkuadrua në skuadrën e parë.
Futbollisti ka kontratë me Topçinjtë deri në vitin 2023, të cilën e ka nënshkruar para një viti.
Nuk dihet se a do të arrijë Juventusi t’i sigurojë shërbimet e tij. /Telegrafi/


