Please enter at least 3 characters.

Justin dhe Hailey Bieber nxitin dyshime se mund të jenë të pritje të fëmijës

2020/06/GettyImages-1202423086.jpg
258:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 27: Justin Bieber and Hailey Bieber attend the premiere of YouTube Original's "Justin Bieber: Seasons" at the Regency Bruin Theatre on January 27, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images)
12:"Getty Images

Justin dhe Haily Bieber mund edhe të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë, pasi kishin diskutuar rreth edukimit të fëmijëve të bardhë për racizëm.

Çifti janë shfaqur në një lidhje të drejtpërdrejtë në rrjetin social Instagram, së bashku me gazetaren e CNN, Agela Rye, shkruan The Sun.

Ata kishin folur për edukimin e fëmijëve që në moshë të re, pasi që bota tashmë po përballet me probleme te shumta të racizmit.

(Foto: The Sun)

“Ne jemi dy njerëz të bardhë, ne do të kemi fëmijë të bardhë. Ne duhet t’i edukojmë fëmijët teksa rriten dhe t'iu shpjegojmë se çka është duke ndodhur dhe të jemi të sinqertë me ta", ka thënë çifti.

Modelja, e cila u martua me Justin në vitin 2018, tregoi se si ajo dëshiron që të kuptohet se çfarë do të thotë të jesh një grua e privilegjuar.

Justin dhe Hailey Bieber (Foto nga Nicholas Hunt/Getty Images for NYFW: The Shows/Guliver)

Këngëtari kanadez iu bashku gjithashtu bisedës, duke thënë se ndihet i turpëruar për ngjarjen që i kishte ndodhur afro-amerikanit George Floyd. /Telegrafi/