Please enter at least 3 characters.

Justin Bieber shfaqet vetëm në Los Angeles me stil të pazakontë, Hailey ndan momentet nga Koreja e Jugut

Justin Bieber është fotografuar i vetëm gjatë një daljeje për mëngjes në Los Angeles, ku tërhoqi vëmendje me stilin e tij të pazakontë.

Këngëtari u shfaq me një kombinim të thjeshtë, duke veshur pantallona të gjera gri, këpucë jeshile, një pulovër të bardhë dhe xhaketë prej lëkure të zezë.

Detaji që ra më shumë në sy ishte kapela rozë që kompletonte pamjen e tij, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, ka qenë aktive në rrjetet sociale duke ndarë fotografi nga udhëtimi i saj i fundit në Korenë e Jugut.

Modelja publikoi disa momente nga qëndrimi i saj atje, ku u pa duke shijuar kohën me miqtë, kafene të ndryshme dhe stilin e saj të përditshëm.

Në disa prej fotografive, Hailey shfaqej me kombinime elegante dhe minimaliste, ndërsa në të tjera pozonte para pamjeve panoramike të qytetit.

Çifti Bieber vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën personale, por edhe për sukseset në biznes.

Hailey po shijon suksesin e markës së saj Rhode, ndërsa Justin vazhdon projektet me linjën e tij të modës SKYLRK. /Telegrafi/