Please enter at least 3 characters.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin duan të ndërtojnë familje

2019/04/JustinHailey1-e1554106084417.jpg
234:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 06: Justin Bieber and Hailey Baldwin attend the John Elliott front row during New York Fashion Week: The Shows on September 6, 2018 in New York City. (Photo by Nicholas Hunt/Getty Images for NYFW: The Shows)
32:"Getty Images for NYFW: The Shows

Justin Bieber është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë jetësore, në luftën kundër depresionit dhe problemeve tjera mendore, ndërsa për këtë gjë është duke e ndihmuar bashkëshortja e tij, Hailey Baldwin.

Së fundmi, çifti e ka blerë një shtëpi luksoze në Beverly Hills të Kalifornisë, për të cilën ka paguar nëntë milionë dollarë (tetë milionë dollarë).

Në bazë të fotografive të publikuara në rrjetet sociale, duket se çifti po e shijon atmosferën në shtëpinë e re.

Shtëpia, të cilën e kanë blerë, është ndërtuar në vitin 1932, ndërsa këngëtari dhe modelja planifikojnë që në të ardhmen të ndërtojnë familje në pronën e tyre.

Kujtojmë që Bieber ka vendosur të tërhiqet nga karriera muzikore për t'i tejkaluar problemet e tij shëndetësore, në mënyrë që në të ardhmen të jetë prind i mirë. /Telegrafi/