Please enter at least 3 characters.

Jotova për zjarrvënien përpara Ambasadës bullgare: Ky nuk është një krim i zakonshëm, por një sulm i papranueshëm ndaj një misioni diplomatik

2024/11/ilijana-jotova.jpg

Dënoj kategorikisht djegien e makinave diplomatike në ambasadën bullgare në Shkup", tha presidentja në detyrë e Bullgarisë, Iliana Jotova, sipas mediave bullgare.

Sipas saj, ky nuk është një krim i zakonshëm, por, siç thotë ajo, një sulm i papranueshëm ndaj një misioni diplomatik, i cili vë në pikëpyetje aftësinë e autoriteteve të RMV-së për të garantuar sigurinë e misioneve të huaja diplomatike në përputhje me detyrimet e tyre ndërkombëtare.

"Është shqetësuese që ky incident po ndodh në sfondin e retorikës së vazhdueshme antibullgare dhe një atmosfere intolerance, e cila ka mbetur pa rezistencën e nevojshme institucionale për vite me radhë. Veprime të tilla nuk ndodhin në një vakum, ato janë pasojë e drejtpërdrejtë e mbjelljes së urrejtjes dhe pandëshkueshmërisë", pohon Jotova.

Kryetarja e shtetit bullgar tregoi se pret veprime urgjente, transparente dhe efikase nga autoritetet kompetente në Shkup për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët dhe nxitësit e tyre të mundshëm./Telegrafi/