Please enter at least 3 characters.

Joshua paralajmëron Parkerin: Nevojitet më shumë se një njeri për të më ndalur (Video)

2018/01/parker2-1-e1516128395349.jpg
239:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 16: Anthony Joshua and Joseph Parker pose up during an Anthony Joshua and Joseph Parker Press Conference at the Dorchester Hotel on January 16, 2018 in London, England. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Joshua e ka paralajmëruar kundërshtarin e tij, Joseph Parker, se për ta mposhtur atë duhet më shumë se një njeri.

Boksieri anglez do të përballet me rivalin nga Zelanda e Re në meçin për unifikimin e titujve në fund të muajit mars.

(Foto: Getty Images)

Siç ndodh gjithmonë në konferencat për shtyp ndërmjet boksierëve, kishte provokime ndërmjet rivalëve dhe promovuesve të tyre.

Promovuesi i Parker, David Higgins, e ka quajtur Joshuan si të dobët, ndërsa më herët e kanë akuzuar se ka përdorur steroide duke ia vënë edhe nofkën 'mbreti i steroideve.

Natyrisht se reagimi i AJ ka qenë i menjëhershëm për t'i sqaruar momentet e vështira nga e kaluara, ndërsa njëkohësisht e ka paralajmëruar kundërshtarin e tij për atë që e pret.

(Foto: Getty Images)

28-vjeçari ka treguar se në momente të vështira i kishte thënë vetes: "Do duhet më shumë se një njeri për të më ndaluar që të arrij atje ku duhet të jem".

"Unë eci me vetëbesim në këtë rrugëtim", ka deklaruar kampioni i boksit.

Dueli ndërmjet Joshuas dhe Parkerit zhvillohet më 31 mars në Principality Stadium në Cardiff. /Telegrafi/

https://twitter.com/Coral__Barry/status/953236432390447104